"Marakli t’vajit, pushteti duhet me e sqaru aferën e blerjes së vajit në Poloni"

Aktuale

"Marakli t’vajit, pushteti duhet me e sqaru aferën e blerjes së vajit në Poloni"

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 11:05
Imer Mushkolaj

Pas publikimit të një përgjimi ku dyshohet për një skandal me blerjen e vajit nga Polonia, ka reaguar analisti politik, Imer Mushkolaj.

Ai ka kërkuar nga pushteti që të sqarhet për këtë aferë, derisa ka shtuar se ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari është dashur tash e sa kohë të shkoj në shtëpi.

“Marakli t’vajit. Pushteti duhet me e sqaru aferën e blerjes së vajit në Poloni dhe dyshimet për keqpërdorim të buxhetit. Sa për Rozetën, ajo moti osht dashtë me shku n’shpi”, ka shkruar ai.

Pas publikimit të këtij përgjimi, ende nuk ka reaguar as ministrja Hajdari e as kryeministri i vendit, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat