​Dy deputetet e PDK-së që larguan pengesat ndaj gazetarëve në Kuvend

Aktuale

​Dy deputetet e PDK-së që larguan pengesat ndaj gazetarëve në Kuvend

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 11:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi larguan sot pengesat që iu janë vendosur gazetarëve në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Sikurse dje, edhe në seancën e sotme, në pjesën e mediave në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ishte vendosur një shirit, duke i zhvendosur më prapa gazetarët dhe kameramanët, të cilët përcjellin punën e legjislativit.

Kjo edhe pamundësonte pamjen e plotë të sallës plenare të Kuvendit.

Nga ky institucion thanë se shiriti është vendosur për shkaqe sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat