Deputeti Kokaj relaksohet në Kuvend, bën ushtrime fizike gjatë seancës

Aktuale

Deputeti Kokaj relaksohet në Kuvend, bën ushtrime fizike gjatë seancës

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 11:37
Jahja Kokaj

Nuk është hera e parë që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj shkakton edhe momente interesante e të qeshura gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, por edhe në deklaratat publike.

Një rast i tillë ndodhi edhe në kohën para se të fillonte seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës, kur deputeti Kokaj bëri disa ushtrime fizike të trupit duke u relaksuar, gjersa një pjesë e madhe e deputetëve nuk ishin në sallë.

Këto ushtrime zgjatën për pak minuta. 

Por momenti final ishte këmba e tij e cila shtrihej në karrigen e ku ulen deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat