FSK realizon trajnimin "Evakuimi i viktimave në fushë-betejë"

Aktuale

FSK realizon trajnimin "Evakuimi i viktimave në fushë-betejë"

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 15:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se kanë realizuar trajnimin “Evakuimi i viktimave në fushë-betejë”.

Në njoftim thuhet se në kuadër të bashkëpunimit me NALT, KFOR dhe FSK, është realizuar trajnimi “Evakuimi i Viktimave në Fushëbetejë” realizuar nga instruktorët e ushtrisë amerikane nga Kampi Bondsteel.

“Pjesëmarrës të këtij trajnimi ishin ushtarak nga Garda Kombëtare dhe Regjimenti i Mjekësisë të FSK-së, ku realizuan trajnimin praktik të fokusuar në temat praktike dhe me interes si: Ndihma e Parë për viktimat pas një incidentit dhe evakuimi i viktimave; Ngritja e një PGV-je (Pikë për Grumbullim të Viktimave); Dhënia e Triazhit/Ndihmës së Parë; Kërkesa për MedEvak përmes të 9-linjëshit për MedEvak Tokësor (PECC/CKEP); Evakuimi Taktik i Viktimave për ROL 1 (teorikisht); Kërkesa për MedEvak Ajror përmes të 9-linjëshit (PECC/CKEP); “Hot Load” of casualties and Handover-Takeover to RC-E MEDEVAC Team (Evakuimi i viktimave me helikopter)”, bëhet e ditur në njoftim.

Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë po avancon dhe përgatitet për të përmbushur misionin e saj në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallim, ky profesionalizëm po ngritët me ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer të partnerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat