Lushtaku publikon një video: Populli ka filluar t’i jap shuplakat e para pushtetit arrogant e manipulues

Aktuale

Lushtaku publikon një video: Populli ka filluar t’i jap shuplakat e para pushtetit arrogant e manipulues

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 12:04
Mergim Lushtaku

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku, përmes një videoje ka treguar se dje ka qenë seanca e fundit e sesionit pranveror në Kuvendin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Lushtaku, ka listuar disa që sipas tij janë mashtrimet dhe dështimet e Qeverisë, e cila njihet si ‘’Qeveria e rrenave’’.

‘’Populli ka filluar t’i jap shuplakat e para këtij pushteti arrogant e manipulues.

Së bashku me skandalet e dështimet e tyre, shuplakat e popullit do vazhdojnë që nga shtatori e tutje.’’ ka shkruar krahas videos deputeti.

Më poshtë videoja, ku Lushtaku flet për dështimet dhe skandalet e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat