Rukiqi: Kompanitë që Komisarja Dejona i quan “piramidë mafioze”, punësojnë 8,000 punëtorë dhe përfaqësojnë 25% të eksportit

Aktuale

Rukiqi: Kompanitë që Komisarja Dejona i quan “piramidë mafioze”, punësojnë 8,000 punëtorë dhe përfaqësojnë 25% të eksportit

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 13:46
Berat Rukiqi

Berat Rukiqi nga LDK vlerëson se vendimi ndaj Klan Kosova është marrë nga qeveria për ta larguar vëmendjen prej skandalit me vajin të ministres Rozeta Hajdari.

Ai është lidhur për një deklarate të bërë nga Dejona Mihali, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ku sulmon dy prej bizneseve më të mëdha në vend.

Postimi:

Në tentativë për të larguar vëmendjen nga #RozetaOilGate, çmenduria e Politbyrosë, na u shpërfaq në dimensionin më të ultë të mundshëm: vendim administrativ, kinse për çështje teknike, për mbylljen e një mediumi.

Lexoni me kujdes statusin e komesares Dejona. Ajo paralajmëron luftimin dhe mbylljen e komplet 2 bizneseve. I quan PIRAMIDA MAFIOZE. Mbani mend. Manuali është i njejtë: Pas çdo skandali, do të kemi:

- Video propagandistike, për të sulmuar kundërshtarët, nga “Kinostudio” e Politbyrosë;

- Hapje të procedurave të ngjashme, për hetim dhe mbyllje biznesesh, si në rastin e Klan Kosovës, kinse në emër të luftimit të kompanive me origjinë të dyshimtë të kapitalit

Përndryshe kompanitë që Komesarja Dejona i quan “Piramidë Mafiozë, janë ndër Top 5 taksapaguesit në vend, punësojnë mbi 8000 punëtorë dhe përfaqëaojnë mbi 25% të eksporteve të Kosovës.

Nëse nuk ndalen, nëse ne si shoqëri nuk e ndalim këtë narracion, ëndrra e të gjithë grave dhe burrave, të rejave dhe të rinjve, për një Kosovë të lirë dhe të jetueshme, do të mbetet vetëm një tregim në librat për shtetet e dështuara.

P.S. Origjina e luftimit të kompanive në fjalë, është një histori “haraçi”. Pjesën tjetër po e shohim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat