Dimal Basha ‘godet’ Devollët, publikon një dokument me bizneset e tyre – ka një thirrje për prokurorinë!

Aktuale

Dimal Basha ‘godet’ Devollët, publikon një dokument me bizneset e tyre – ka një thirrje për prokurorinë!

Nga: A.M. Më: 1 gusht 2023 Në ora: 08:14
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar sërish ndaj rastit ‘Klan Kosova’ dhe kritikave që po i bëhen qeverisë për mbylljen e këtij televizioni.

Basha në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar një dokument ku shihen disa nga bizneset qe kanë në pronësi ‘Devollët’, pronarët e Klan Kosovës.

Aty shihet se të gjitha bizneset janë të regjistruara me qytete të Kosovës si Serbui.

Për këtë, Basha kërkoi reagim nga Prokuroria, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Devollët të gjitha bizneset i kanë regjistruar me qytete të Kosovës si SERBI!

A di kush me tregu për çfarë gabimi po flasim?

Mashtrime t ‘vazhdueshme ndaj shtetit edhe ma shesin si fjalë e lirë! Mashtrimi nuk është fjalë e lirë, por vepër penale!

Alo Prokuroria!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat