Nenad Rashiq zbulon pse ndërkombëtarët po kërkojnë Asociacionin

Aktuale

Nenad Rashiq zbulon pse ndërkombëtarët po kërkojnë Asociacionin

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 18:48
Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një obligim i cili nuk do të hiqet nga tavolina. Sipas tij, emërtimi i tij nuk është me rëndësi, por përbërja.

Rashiq theksoi se ndërkombëtarët po kërkojnë formimin e Asociacionit pasi kjo çështje është bërë e lodhshme pasi ka zgjatur me vite.

“Sepse janë lodh me ne, të themi ashtu në fjalë popullore. Nuk po them që është konflikt, por ky mospajtim në formën që zgjat me vite me të vërtetë jo vetëm për ata, por për ne vetë”, deklaroi ai.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të Marrëveshjes së parë të Brukselit, më 2013 arritën pajtim për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Serbia insiston që Asociacioni të formohet, por Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat