Këshilltari i Kurtit merret me Thaçin: Hashimi thoshte se veriu i Kosovës është dhuratë e Rankoviqit

Aktuale

Këshilltari i Kurtit merret me Thaçin: Hashimi thoshte se veriu i Kosovës është dhuratë e Rankoviqit

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 19:17
Bekim Qoku dhe Albin Kurti

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një koment, në të cilin ka përmendur Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës.

Qoku ka shkruar se Thaçi dikur e quante veriun e Kosovës “dhuratë të Rankoviqit”, ish-ministër famëkeq i Jugosllavisë, që njihet për brutalitetit shtetëror ndaj shqiptarëve.

Tutje, Qoku ka pretenduar se këtu ka të bëjë me një problem mendësie, duke shkruar se “Pushtuesi shumëvjeçar lëshon rrënjë të thella në mendjet e të pushtuarve.”

Në fakt, krejt këtë koment Qoku e bëri rreth një videoje të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, të cilin e kritikoi kryetari i tanishëm i Gjilanit, Alban Hyseni.

Më poshtë video:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat