Avokati: Ekstradimi i Dritan Goxhajt në duart e autoriteteve shqiptare

Aktuale

Avokati: Ekstradimi i Dritan Goxhajt në duart e autoriteteve shqiptare

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 19:48
Dritan Goxhaj

Avokati Ardian Bajraktari shpalosi më shumë detaje rreth arrestimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe çështjes së ekstradimit të tij.

“Sa i përket lajmeve që vijnë nga ana e Gjykatës Speciale po besoj që gjithë secili prej nesh nuk ndihet i befasuar për faktin se tashmë është dëshmuar që kjo gjykatë ka mjaftë të papritura”, ka thënë Bajraktari.

Tutje, ai ka thënë se “Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), ato tashmë janë një ishull brenda sistemit tonë të drejtësisë dhe rrjedhimisht ashtu edhe po e dëshmojnë që po funksionojnë”.

Ndër të tjera, Bajraktari ka potencuar se “Dhomat e Specializuara mund të shfyrtezojnë marrëveshjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar të Ceshtjeve penale që i ka Republika e Kosovës, ashtu si kundër që mund ta shfrytezojnë edhe parimin e reciprocitetit aty ku nuk ka marrëveshje të bashkëpunimit”.

Ai bëri të ditur se ZPS funksionon si një ishull dhe u shmanget procedurave standard të veprimit.

“Kjo funksionon si ishull, nuk i jep llogari askujt, janë përcaktuar ato dispozita që i shkojnë në favor, ndërsa shmangen procedurat standarde të veprimit siç është çështja e aspekteve të ekstradimit”, vijon ai.

Duke qenë se Republika e Kosovës dhe Republika e Shqiperisë, kanë marrëveshje të nënshkruar vite më parë të bashkëpunimit në fushën penale, sipas tij sa i përket çështjes së ekstradimit në kuptim ligjor nuk ka ndonjë pengesë.

“Lejimi ose jo i ekstradimit është nën pergjegjësi, nën kompetencën komplet të autoriteteve shqiptare, në rast se i njëjti do të ekstradohet ose jo”, ka theksuar Bajraktari.

Tutje ai ka thënë se “nuk ka rëndesi elementi i shtetësisë, nuk ka rendësi nga ku janë kry veprat penale, mirëpo konsiderojnë që mbi bazën e veprimeve që i ka berë personi në fjale ose ka penguar ose ka frikësuar personat e përfshire në procedurë”.

“Ekstradimi është çeshtje eksluzivisht e shtetit dhe përjashtimi nga publiciteti i procedurës është bërë rregull”, ka përfunduar Bajraktari.

Ndryshe, kujtojmë se dje Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj, është arrestuar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë i cili njëherit është edhe shtetas i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat