Analisti pyet: Si quhen ata që veprojnë pa bazë ligjore e kushtetuese?

Aktuale

Analisti pyet: Si quhen ata që veprojnë pa bazë ligjore e kushtetuese?

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:12
Albinot Maloku

Si quhen ata që veprojnë pa bazë ligjore e kushtetuese, tejkalojnë kufijtë e kompetencës, e për më tepër cenojnë pavarësinë e medias? Këtë pyetje shtron analisti Albinot Maloku në një shënim të shkurtër në profilin e tij në Facebook.

Maloku tutje thotë se e kam besuar dhe e beson edhe sot se ai/ajo që shkel Kushtetutën e Republikës nuk është kriminel, por super kriminel.

Postimi i plotë:

Reagim: Si quhen ata që veprojnë pa bazë ligjore e kushtetuese, tejkalojnë kufijtë e kompetencës, e për më tepër cenojnë pavarësinë e medias? E kam besuar. E besoj edhe sot! Ai/ajo që shkel Kushtetutën e Republikës nuk është kriminel, por super kriminel.

Më shumë se dy vite pas shkarkimit jo-ligjor e kundër kushtetues të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës nga deputetët e shumicës, (dhjetë muaj e njëzet e katër ditë pas zgjedhjes time anëtar i Bordit të RTK-së), sot foli Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Gjykata e vlerëson me të drejtë se veprimet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndodhur me 08 korrik 2021, ku në mënyrë kolektive shkarkohet Bordi i RTK-së, janë pa bazë ligjore, e për më tepër kundër kushtetuese.

Gjykata paska konstatuar ‘që në shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të RTK-së, përkatësisht shkarkimin kolektiv të bordit të transmetuesit publik për “paaftësi profesionale”, të konstatuar përmes shqyrtimit të Raportit Vjetor të RTK-së për vitin 2020, Kuvendi KA VEPRUAR PA BAZË LIGJORE në kontekst të shkarkimit të Bordit në tërësinë e tij, si pasojë e refuzimit të raportit përkatës vjetor dhe rrjedhimisht, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për RTK-në. Për pasojë, në nxjerrjen e Vendimit të kontestuar, Kuvendi KA TEJKALUAR KUFIJTË E KOMPETENCËS mbikëqyrëse të përcaktuar në paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] të Kushtetutës dhe PËR MË TEPËR, KA CENUAR PAVARËSINË E TRANSMETUESIT PUBLIKË roli i të cilit është thelbësor për lirinë edhe pluralizmin e medieve në një shoqëri demokratike, në kundërshtim me vlerat e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës’.

Me durim e i vendosur, maksimalisht profesional dhe në respektim të plotë të patriotizmit kushtetues, e të ligjshmërisë, i zgjedhur në kapacitetin individual nga deputetët e Kuvendit të Kosovës (14 gusht 2020), të legjislaturës së kaluara, i mbështetur nga të gjitha rrymat politike në përbërjen e saj, për dhjetë muaj e njëzet e katër ditë, i kam dhënë angazhimin tim, transmetuesit publikë, të cilit veç se i dua të mirën, suksese e përparim i urojë. Deputetët, të cilët me nën yryshin e ndryshimeve dhe pa zgjedhur asnjë mjet, provuan të rrënojnë integritetin personal e profesional, kjo me siguri do të jetë e pafalshme! Duhet e kanë për tu përballur me të gjitha mjetet ligjore, që të zbatohet drejtësia e munguar.

Sot pasi Gjykata Kushtetuese e dha vendimin e vet, në planin emocional, ndjehem i çliruar, pasi ndjesia e shkarkimit të padrejtë nuk ishte e mirë. Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cilësojë vetëm fillim të fundit të një episode, e cilën pa mërit më është impnuar ta kalojë. Pas vendimit do të kontaktoj avokatin për të nisur procedurën e padisë civile ndaj deputetëve të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie e Zhvillim Rajonal dhe deputetëve të Komisionit Parlamentar për Punë e Transfere në Kuvendin e Kosovës, të cilët si mjet përdorën numrat e arrogancën, në vend të argumenteve dhe qasjes profesionale.

Sinqerisht,

Albinot Maloku, anëtar i shkarkuar kundërligjshëm i Bordit të RTK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat