Kurti shihet me Hovenierin në festën e Ditës Kombëtare të Zvicrës

Aktuale

Kurti shihet me Hovenierin në festën e Ditës Kombëtare të Zvicrës

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 23:22
Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier

Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier kanë marrë pjesë sot pasdite në Ditën Kombëtare të Zvicrës të organizuar nga Ambasada e Zvicrës në periferi te kryeqytetit.

Në fotografitë që Zyra e Kryeministrit të Kosovës ia ka çuar mediave,  shihen Kurti dhe Hovenier duke komunikuar.

Sot gjatë ditës, Ambasadori Hovenier i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i përmbush zotimet e saj për nxjerrjen e kornizës ligjore që lejon që të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore.

Po ashtu Hovenier ka kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat