​Serbia mbushet me grafite “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, ekspertja: E rrezikshme!

Aktuale

​Serbia mbushet me grafite “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, ekspertja: E rrezikshme!

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 08:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Rrugët e Serbisë janë mbushur me grafite ku shkruhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë...”, që si slogan për herë të parë u pa në një ndeshje futbolli në të cilën mori pjesë edhe ish-ministri i Millosheviqit, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ekspertja serbe e sigurisë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ivana Stradner, duke shpërndarë një video ku shihet duke u punuar një lloj i tillë grafiti në një rrugë të Serbisë tha se kjo është e rrezikshme.

Kështu funksionon lufta hibride. Është e rrezikshme”, shkroi ajo në Twitter.

Ndërsa, edhe eksperti kosovar i sigurisë, Agim Musliu, shkroi se kjo është rruga që ndjek një ish-ministër i propagandës e cila dy dekada më parë ishte ndërprerë nga NATO.

E gjithë Serbia është mbushur me këtë lloj grafiti. Për këtë është i specializuar Vuçiq! Si ministër i propagandës së Millosheviqit, atij i pëlqen të vazhdojë rrugën e tij, të thyer nga NATO më 1999”, shkroi Musliu.

Reagime të ashpra ndaj parullave të tilla në Serbi ka pasur në Kosovë si dhe disa personalitete ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat