Deri në 300 pacientë brenda një ndërrimi në QKMF, këto janë arsyet

Aktuale

Deri në 300 pacientë brenda një ndërrimi në QKMF, këto janë arsyet

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 08:56
QKMF

Brenda një ndërrimi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, po kërkojnë ndihmë mjekësore deri 300 pacientë.

Kjo për shkak të temperaturave të larta, por edhe ardhja e mërgimtarëve në Kosovë.

Kështu ka thënë Kryeshefi i Departamentit të Mjekësisë Familjare të QKMF-së, në Prishtinë, Valdet Hashani.

Ai thotë se kërkesa për ndihmë mjekësore është rritur për 20%.

“Në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë një ndërrim trajtohen diku 200-300 pacientë. Shkaku është i temperaturave të larta. Rritja e numrit të pacientëve është për gati 20% më shumë, në raport me muajt e tjerë. Ky numër i lartë është për shkak të temperaturave të larta, dhe sigurisht është edhe ardhja e mërgimtarëve”, tha ai

Hashani tregon simptomat që pacientët po paraqiten në QKMF në Prishtinë.

“Simptomat më të shpeshta janë tharje e gojës, marramendje, dhimbje koke, turbullim, humbje të oreksit, këto janë zakonisht më të shpeshtat”, tregon ai.

Ai thotë se edhe numri i infuzioneve është rritur dukshëm.

“Rastet po trajtohen në bazë të simptomave, ose është me terapi tabletare, por edhe numri i infuzioneve është rritur bukur shumë, që tregon se dehidrimet janë si pasojë e temperaturave të larta”, deklaron ai

Sipas Hashanit, të moshuarit janë më të prekurit pasuar nga peronat me hipertension dhe sëmundje kronike.

“Zakonisht moshat më të prekura janë më të moshuarit, por edhe personat me sëmundje kronike, me hipertension, hiperdiabet, çrregullime kardiovaskulare”, deklaron ai për front.

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka informuar qytetarët se si duhet të mbrohen nga temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vendin tonë.

IKShPK përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se grupet më të rrezikuara prej temperaturave të larta janë: të moshuarit, gratë shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, etj.

Ndërsa, sipas tyre ndikimi i temperaturave të larta krijon ngërçe të muskujve, puls të shpejtë ose të dobët, ndjenjë e përgjithshme dobësie, etj.

Ndërkaq, se si duhet vepruar në rastet kur shfaqen shenjat e para të rrezikut, IKShPK thotë se duhet menjëherë të kërkoni ndihmën e mjekut në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat