Mustafa: Kush vjedh shtetin është superkriminel, kush vjedh bukë është fundrrinë

Aktuale

Mustafa: Kush vjedh shtetin është superkriminel, kush vjedh bukë është fundrrinë

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 11:12
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pas publikimit të përgjimeve lidhur me blerjen e grurit nga Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari.

Mustafa tha se kush e vjedh bukën është fundërrinë.

“Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur në grurë, vaj e sheqer të rezervave shtetërore nga vet shteti. Duke u thirrë në “sekret shtetëror” i kanë vjedhë rezervat e shtetit natën tinëzisht e i kanë trashë xhepat e vet. Kush vjedh është kriminel. Kush vjedh shtetin është superkriminel. Kush vjedh bukë është fundrrinë”, ka shkruar Mustafa në një postim në “Facebook”.

Gjatë ditës së sotme janë publikuar audio-incizime të reja në Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari..

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në këto incizime të publikuara bisedojnë rreth nënshkrimit të kontratës për blerjen e grurit vitin e kaluar. Ata përmendin me emra disa zyrtarë  të kësaj Ministrie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat