Reagimi i këshilltares britanike të Kurtit pas dorëheqjes

Aktuale

Reagimi i këshilltares britanike të Kurtit pas dorëheqjes

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 13:18
Elizabeth Gowing

Elizabeth Gowing, këshilltarja britanike e kryeministrit Albin Kurti për komunitete ka dhënë dorëheqje nga Zyra për Komunitete dhe Kthim. Ajo ka bërë të ditur se ajo që shtyu drejt kësaj është pakënaqësia për mënyrën e shpërndarjes së fondeve për minoritete.

Gowing, teksa ka shpërndarë një artikull të ‘Radio Kim’ ka thënë se “në rrethanat aktuale nuk mund ta ruaj integritetin”.

“Jam krenare që vazhdoj si Këshilltare e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, me koordinimin e punës jetike për komunitetet e Kosovës, ruajtjen e kushtetutës së Kosovës si një demokraci moderne funksionale dhe sigurimin që paratë publike shkojnë aty ku duhet. Më vjen keq që në rrethanat aktuale nuk ndjeva se mund ta ruaj integritetin dhe të vazhdoj të punoj me Zyrën për Çështje të Komuniteteve”, ka thënë ajo.

Mediat kanë shpërndarë edhe letrën e plotë të dorëheqjes së Gowing, drejtuar kryeministrit Kurti.

Letra:

Te henen me 11 korrik, lista eshte e shpallur. Isha e befasuar, e tronditur dhe e zhgenyer me faktin qe nje numer teje i vogel prej OJQ-ve dhe mediave te perzgjedhura per perkrahje financiare jane organizate me baze ne komunitet, qe kam kerkue te jete kritere per thirrje sipas kerkesave te komuniteteve ne konsulltim. Kam kontrollue ne regjistrin publik te OJQ-ve per konfirmim nese OJQ kane ne fusheveprimin e tyre dicka qe lidhen me komunitetet. Ate nate – me 11 korrik – kur kam nxjerre deshmi qe nuk jane te perfshire OJQ me baze ne komunitet (prej 42 OJQ te perzjedhur ne listen preliminare kam gjete vetem 3 shembuj qe jane me nje baze te tille, sipas emrave ne liste dhe regjistrit), i kam shkruajte Kryeministrit per me shpjegue qe nese qendron nje liste e tille, duhem me dhane doreheqje nga puna ime me Zyren per Ceshtje te Komuniteteve. Kam punue intensivisht ne terren per ma shume se nje vit dhe me partnere te shumta per me krijue besim ne ZCK prej te gjithe komuniteteve joshumice, dhe nje liste nga Zyra ku propozohet te ndahet gjysem milion euro tek perfitues te tilla nuk eshte dicka qe mundem me mbrojte para komuniteteve.” – ka thënë tutje ajo në letrën e dërguar Zyrës së Kryeministrit.

Te nesermen kemi mbajte nje takim me Zyren Ligjore te ZKM-se bashke me Sekretarin e Pergjithshem dhe Kryetarin e komisionit qe ka vleresue aplikimet ne thirrje, si dhe me nje koleg nga kabineti i ZVKM Redzepi. Kemi kerkue opinion ligjor per nese ka baze per anulimin e konkurs, ne rrethanat sic jane, me rrezultatet qe nuk i pershtaten qellimit te ZCK-se. Opinioni eshte dergue ma vone gjate javes qe vetem Komisioni per Ankese ka te drejte per anulimin e thirrjes. Ky komision eshte i thirrur nga Sekretari i Pergjithshem dhe i perbere nga sherbyes civil dhe keshtu kam prite vendimin e tyre.

Sot me jane dergue rezultat te mbledhjeve te Komisionit per Ankese, dhe mbasi nuk u anulua thirrje, po shkruaj tash ne vazhdim te mesazhit qe ia kam dergue Kryeministrin me 11 korrik, qe nuk mundem me vazhdue pune me Zyren per Ceshtje te Komunitetet

Kjo eshte nje pune shume afer zemres sime qe kam ba me dashuri dhe energji edhe si anetare e shoqerise civile ne Kosove prej vitit 2010 edhe si anetare e kabinetit te Kryeministrit prej 2021. Ne kete pune nuk do te ndalem mbasi ka kaq shume qe duhet te arritet per realizimin e te drejtave te te gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves, dhe kam besim qe qeveria ka vullnet dhe mundesi per me arrite ndryshime te nevojshme, dhe qe eshte privilegj per mua me qene pjese e kesaj puneje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat