Paralajmëroi arrestime të nivelit të lartë, Haradinajt i vjen reagimi: Edhe në mulli pritet me rend, këta persona duhen arrestuar fillimisht

Aktuale

Paralajmëroi arrestime të nivelit të lartë, Haradinajt i vjen reagimi: Edhe në mulli pritet me rend, këta persona duhen arrestuar fillimisht

Nga: N.E Më: 3 gusht 2023 Në ora: 07:05
Daut Haradinaj

Arrestime të zyrtarëve të nivelit të lartë në qeverinë Kurti ka paralajmëruar zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, në një emision të mërkurën.

Haradinaj pa përmendur rast specifik se për çfarë bëhet fjalë, tha se posedojnë dokumente të cilat do t’ia ofrojnë Prokurorisë në ditët në vazhdim.

Madje ai përmendi edhe informacione tjera lidhur me publikimin e fundit të përgjimeve në ministrinë e Rozeta Hajdarit për çka thotë se në këtë rast janë të implikuar edhe emra tjerë zyrtarësh.

“Edhe ne në kohë do t’i marrim materialet e do të ja ofrojmë Prokurorisë. Do të jeni dëshmitarë që në ditët në vijim do të ketë arrestime edhe në nivelin e lartë në ekzekutiv, siç patë zyrtarë të lartë në Mitrovicë, drejtorin e KEK-ut, afera e Berishajt dhe e Rozeta Hajdarit. Për çka unë kam informacione, që janë më shumë se pesë zyrtarë të lartë të implikuar, disa janë edhe zv/ministra të cilët janë me aktakuzë të gatshëm, e që pritet momenti i zbatimit.” – tha Haradinaj.

“S’ka në Kosovë njerëz të paprekshëm. Të gjithë duhet me ditë që sot janë në pushtet, nesër s’janë. Të gjithë do të përballen me drejtësinë, sidomos ata që janë të implikuar me krim e korrupsion. Dhe s’do të heqim dorë, njësoj si kanë bërë këta (VV)..” – tha tutje ai.

E ndaj Haradinajt, ka reaguar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili thotë se fillimisht duhen arrestuar ata “të vjetër”.

Maxharraj shprehet se Haradinaj e di mirë sesa vjedhja, hajnia e plaçkitja u bë në qeverinë Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj.

“Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj teksa ka paralajmëruar arrestime të zyrtarëve nivelit të lartë në Qeverinë Kurti. E po mirë zotëri gjithkush është për arrestimin e atyre që e keqpërdorin detyrën zyrtare pa marrë parasysh a janë në pushte apo jashtë pushtetit, të partive politike. Por edhe në mulli ka rend, bluhet me rend. edhe arrestimet duhet të jenë me rend. Nuk bënë të arrestohen këto të korruptuarit e sotëm para atyre të vjetër. Ti e dinë fare mirë se sa vjedhja, hajnia, plaçkitja e janë bërë milionerë gjatë qeverisë Thaçi, Mustafa dhe Harajdinaj. Gati të gjithë sot ani pse kanë kaluar shumë vite dhe nuk është arrestuar kush”, deklaron Maxharraj.

Sipas tij, ka lider është pasuruar me blerjen e tokës dhe për këtë fillimisht duhet të arrestohen ata, pastaj këta të rinj.

“Ka lider që është pasuruar me vjedhje, hajni, plaçkitje, duke i blerë për 3,5 euro arin e tokës janë bërë si latio fund të pasur që vlerën nuk ia dinë pasurisë. Prandaj, Daut mos u ngutë! Fillimisht duhet të arrestohen milionerët e moçëm që deri sot nuk ka guxuar kush t’i prekë, e pastaj siç po thua t’i vijnë rend këta hajnat e rinj “taze” të kësaj qeverie. Kështu e do rendi dhe ligji, bile kështu edhe në mulli pret me rend”, thekson Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat