Kica-Xhelili pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Pushteti tentoi t’i kontrabandojë ndryshimet

Aktuale

Kica-Xhelili pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Pushteti tentoi t’i kontrabandojë ndryshimet

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 15:04
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi Kushtetuesja e shpalli si antikushtetues Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo ishte edhe arsyeja e “zhurmës” në seancën e fundit të Kuvendit, pasi sipas saj, “pushteti tentoi t’i kontrabandojë ndryshimet e njëjta për së dyti”.

“Ligji për Zyrtar Publik, u shpall kundërkushtetues. Kjo ishte arsya pas gjithë zhurmës në seancën e fundit të mbajtur.

Kjo ishte arsya pse pavarësisht që I NJËJTI ligj trajtohej në Gjykatë Kushtetuese, u munduan të kontrabandonin ndryshimet e njëjta për së dyti. Jo në Kosovë! Jo në demokraci!”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat