Të premten fillon reduktimi i Policisë së Kosovës në veri

Aktuale

Të premten fillon reduktimi i Policisë së Kosovës në veri

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 15:11
Policia e Kosovës

Të premten pritet të filloj reduktimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës prej 25 për qind nga komunat veriore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ky veprim do të filloj pas konstatimit të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe KFOR-it në takimin punues të mbajtur të enjten (sot) se situata e sigurisë në këto komuna është e mirë.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë takim është konstatuar se situata e sigurisë në dhe përreth objekteve të komunave veriore është e mirë.

“Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë. Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri.

Ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat