Shefi i BE-së takohet me Rakiqin, ja kërkesa e tij për Listën Serbe

Aktuale

Shefi i BE-së takohet me Rakiqin, ja kërkesa e tij për Listën Serbe

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 17:53
Foto nga takimi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Thomas Szunyog, e ka kaluar ditën në pjesën veriore të vendit ku zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues politiik të serbëve atje, por edhe me Kryetarin shqiptar të Zveçanit, Ilir Pecin. Szunyog, në takimin e tij me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe Kryetarin e Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandart Jabllanoviq, tha se “i inkurajova” për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore në momentin që ato shpallen.

Përmes një cicërime në Twitter, Szunyog njoftoi se pati “bisedë të mirë” me serbët e Kosovës teksa shton edhe se “është e rëndësishme” të ndiqen zgjidhjet politike përmes Dialogut të Lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Bisedë e mirë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës – Listën Serbe dhe Aleksandar Jabllanoviq – rreth situatës aktuale në veri të Kosovës. Është e rëndësishme që zgjidhjet të kërkohem përmes Dialogut të Lehtësuar nga Bashkimi Evropian. I inkurajova që të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme kur ato të shpallen”, ka shkruar Thomas Szunyog.

Për takimin me ambasadorin e BE-së ka njoftuar edhe politikani serb nga Leposaviqi, Aleksandar Janbllanoviq, i cili tha se qëndrimi i partisë që i përket është se “zgjedhjet në vetvete nuk janë zgjidhje” për sa kohë “nuk ka normalizim të plotë të situatës”.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe kryetari i partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, kanë diskutuar sot për ngjarjet aktuale në veri të Kosovës dhe perspektivën e zgjedhjeve të reja lokale. Ambasadorit i është përcjellë qëndrimi i partisë sonë se zgjedhjet në vetvete nuk janë zgjidhje e plotë dhe se është i nevojshëm normalizimi i plotë i situatës dhe kjo është e mundur vetëm me tërheqjen e plotë të njësive speciale nga veriu dhe anulimin e aktakuzave që synojnë pa dallim serbët”, ka shkruar Aleksandar Jabllanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat