Leposaviq: Krasniqi vizitoi familjen që iu dogj ferma bashkë me disa gjedhe

Aktuale

Leposaviq: Krasniqi vizitoi familjen që iu dogj ferma bashkë me disa gjedhe

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ishte për vizitë në komunën e Leposaviqit.

Ai së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në fshatin Leshak vizituan edhe familjen të cilës si pasojë e zjarrit i është djegur ferma bashkë me disa krerë gjedhe brenda saj.

“Përkushtimi i tyre në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë është i madh, serioziteti i tyre në punë është i lartë andaj ne do të ju qëndrojmë afër në mënyrë që të ju lehtësojmë punën dhe përmirësojmë kushtet”, tha Krasniqi.

“Gjatë kësaj dite, me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Leposaviqit, Nenad Radosaleviq, vizituam Qendrën Sportive të Komunës, e cila është inicuar si projekt qeveritar në vitin 2015 dhe ka mbetur ende pa u përfunduar”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat