Kusari kritikon Qeverinë: Sot ki zëdhënës që bëjnë hajgare me gazetarët, nuk ka konferenca të rregullta për shtyp

Aktuale

Kusari kritikon Qeverinë: Sot ki zëdhënës që bëjnë hajgare me gazetarët, nuk ka konferenca të rregullta për shtyp

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:15
Juristja e medias, Flutura Kusari

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka folur për qasjen e qeverisë Kurti kundrejt gazetarëve. Ajo ka përmendur disa nga çështjet që e shqetësojnë atë dhe komunitetin e gazetarëve, siç janë sjelljet e zëdhënësve, mungesa e konferencave të rregullta për shtyp dhe qasjen në dokumentet zyrtare.

“Sot ki zëdhënës që bëjnë hajgare me gazetarët. Dmth në asnjë profesion nuk lejohet me bo hajgare gjatë orarit të punës, sidomos kur je i paguar me tasja publike. Dmth bohet hajgare me gazetarë, ia lojnë ‘seen’. Sot për me marrë një përgjigje, gazetari duhet me thirr në facebook, viber, whatsapp, telegram, telefon, telefon fiks, duhet me çu email me çu mesazhe dhe e ka vec ‘seen’ në 90 për qind të kohës.

Qasja tjetër është çështja e konferencave për shtyp, qysh ska konferenca të rregullta secili ministër dhe kryeministri. Qysh është e mundur që ne sot kemi përfundu në një situatë që ska konferenca të rregullta për shtyp. Qysh është e mundur që gazetarët përqeshen, ska pyetje të keqe as gabim, ka vetëm përgjigje dhe komente idioteske.

E mos të flasim për qasjen në dokumentet publike. Dmth është blloku Agjencia për Informim dhe Privatësi prej kërkesave edhe synimi është i qartë, e kolapson institucionin”, ka thënë Kusari në T7

Ajo vlerëson se kontribuesi kryesor në informacionet e paverifikuara është gjithmonë pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat