Bunjaku-Rexhepi: LVV-ja dhe PDK-ja janë një brum

Aktuale

Bunjaku-Rexhepi: LVV-ja dhe PDK-ja janë një brum

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:21
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi vlerëson se LVV-ja dhe PDK-ja janë “një brum”.

Për të, është fundi i botës se si deputeti Hydajet Hyseni, i cili siç thotë ajo, është maltretuar gjatë kohës sa ka qenë në burg, nuk ka dhënë dorëheqje nga LVV-ja, pas audio-incizimeve të publikuara të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radojçiqit.

“Ju e patë edhe herën e fundit, skandalin e fundit kur u rrahën me grushta, LDK është distancuar sepse thënë të drejtën, unë personalisht po flas për veten time, mendoj që LVV dhe PDK janë një brum.

Sidomos këta aktualët që janë këtu, sepse shumica, Hydajet Hyseni ka qenë themelues i PDK-së, tani është në LVV, dhe e sheh shefen e Grupit Parlamentar tu bisedu me një kriminel dhe nuk e ndjen veten si akt moral me dal thjesht mu distancu dhe me dhënë dorëheqje prej LVV-së, kur ne në Gjilan këtë rast, sepse ai vjen nga Gjilani, jemi rrit tu vujt për Hydajet Hysenin dhe thjesht tu na u dhimt si e ka kalu jetën në burg, dhe ka qenë tmerruese, e di si e re kam qenë, kur nëna e vetë ka thënë që kur kam shku me pa në burg nuk e kam njoft, aq ka qenë i malltretuar. Dhe kur ai e pranon realisht shefen e GP-së të vetë me bisedu me një kriminel, ky është fundi i botës për mu”, shtoi Bunjaku-Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat