Mustafa: Qeveria po manipulon me normën e inflacionit

Aktuale

Mustafa: Qeveria po manipulon me normën e inflacionit

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:25
Besian Mustafa

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se qeveria po manipulon kur po thotë se inflacioni për muajin qershor 2023 është 2.8 për qind.

Ai tha se inflacionit prej 2.8 për qind të muajit qershor 2023, i shtohet rritjes prej 14.1 për qind të inflacionit të qershorit gjatë vitit 2022.

“Që i bie se inflacioni i vërtetë është mbi 17%. Pra, çmimet e produkteve që i konsumon më së shpeshti një familje mesatare kosovare, kanë rritje 8.7% sivjet dhe kjo i shtohet rritjes prej 17.6% në vitin 2022. Kjo është e vërteta”, tha Mustafa.

Tutje, ai tha se bukë e drithëra që një familje mesatare kosovare ka mund të blejë me 100 euro në vitin 2021, të njëjtat produkte në vitin 2022 i kanë kushtuar 128 euro dhe 139 euro në vitin 2023.

“Perimet që ke mujtë me i ble me 100 euro në 2021, të kanë kushtu 107 euro në 2022 e plot 131 euro sivjet”.

“Mos u besoni manipulimeve dhe interpretimeve të qeverisë. Pyetni veten se cka u është përmirësuar jeta në këto 2-3 vitet e fundit”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat