“Në rrezik siguria kombëtare”, Çitaku: Në botë dihen rezervat e arit, e lëre më të grurit dhe vajit

Aktuale

“Në rrezik siguria kombëtare”, Çitaku: Në botë dihen rezervat e arit, e lëre më të grurit dhe vajit

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:33
Vlora Çitaku

Ishte reagimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në lidhje me përgjimet e publikuara gjatë kësaj jave rreth furnizimin me mallra rezervë (në këtë rast vaj dhe grurë) shtetërore .

Kështu, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur MINT-it, duke thënë se ky reagim i tyre është “absolutisht qesharak” pasi “në botë dihet rezervat e arit, e lerë më të grurit dhe vajit”.

“Sekret është vetëm vendodhja e tyre, jo sasia dhe jo ku blihen ato. Për më tepër që ato audio-përgjimet që duken në sipërfaqe nuk kishte asnjë lloj sekreti për rezervat shtetërore, flisnin edhe shoferët e Ministrisë. Situata është jashtëzakonisht serioze, përtej skandale të njëpasnjëshme.

Qytetari i Kosovë po vazhdon të varfërohet”, ka thënë Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat