Avokati Musa: Specialja po i zvarritë hetimet, ish – krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim pa nevojë

Aktuale

Avokati Musa: Specialja po i zvarritë hetimet, ish – krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim pa nevojë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 19:22
Skënder Musa

Avokati Skënder Musa ka deklaruar se Gjykata Speciale po i zvarritë hetimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së pa ndonjë arsye të nevojshme.

“Është neglizhencë e plotë ka zvarritje të mëdha të hetimeve pastaj të zvarritjeve të proceseve gjyqësore përkundër faktit që nuk kanë shumë të akuzuar s’kanë shumë raste. Vonesa e hetimeve që ka ndodh pas miratimit për krijimin e Gjykatës nuk mund të arsyetohet. Nuk ka korrektësi në prokurorinë e Gjykatës Speciale”, ka thënë ai.

Tutje avokati Musa tha se të akuzuarit e Speciales po mbahen në paraburgim pa nevojë vetëm duke u bazuar në shkrime të gazetave dhe deklarata të disa personave.

“Trupi gjykues po tregon korrektësi në disa raste, por nuk ka tregu korrektësi në masat e sigurisë për shkak se të gjitha provat i ka, dëshmitarët kryesorë është dashur të dëgjohen pjesa kryesore e dëshmitarëve dëgjohen në fillim. Ende vazhdojnë t’i mbajnë në paraburgim, me të njëjtat arsyetime e shumë raste edhe me shkrime të gazetave dhe me deklarime të njerëzve”, tha ai.

Ai e përmendi edhe dënimin prej 26 vjetësh ndaj Salih Mustafës duke thënë se ishte dënim arbitrar.

“Shpresoj që Gjykata Supreme pranë dhomave të specializuara ta kthejnë në zero sepse nuk ka pasur prova”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat