Ramadani: Rikthimi i tensioneve në veri, i mundshëm

Aktuale

Ramadani: Rikthimi i tensioneve në veri, i mundshëm

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 19:31
Burim Ramadani

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë ka nisur procedurat për dorëheqjen e kryetarëve në Veri, për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Pikërisht mbajtja e tyre, mund të sjellë përsëri tensione.

Së paku kështu thotë ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

“Unë besoj se para se të mbahen zgjedhjet e reja në veri, kurdo që ato do të mbahen megjithëse në analizën time nuk duket periudhë shumë e afërt rikthimi i tensioneve të sigurisë në veri të Kosovës është jashtëzakonisht i mundshëm edhe i sponsorizuar nga Serbia dhe përmes grupeve politike dhe grupeve kriminale edhe për shkak të synimit që të rritet dhe të rifuqizohet faktori ndërkombëtar në atë pjesë deri në rrezikimin që ajo pjesë e Kosovës të vendoset në një administrim ndërkombëtar”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat