Burim Ramadani: Vendimmarrja politike mbi çështjet e sigurisë duhet të jetë më e mençur

Aktuale

Burim Ramadani: Vendimmarrja politike mbi çështjet e sigurisë duhet të jetë më e mençur

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 19:37
Burim Ramadani

Vendimmarrja politike mbi çështjet e sigurisë duhet të jetë më e mençur.

Madje, të jetë më bashkëpunuese me aleatët ndërkombëtar.

Kështu shprehet ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani kur pyetet se a ka kapacitete Kosova që të mbrojë sovranitetin e saj.

Por, se thotë se ka kapacitete të mjaftueshme .

“Shteti i Kosovës, institucionet e sigurisë së Kosovës, kanë kapacitet të mjaftueshëm që të vendosin rend e ligj në tërë territorin e Kosovës me pak vështirësi, për të mos thënë me fare vështirësi. Problemet e vendimmarrjes politike nuk janë çështje të sigurisë, pra vendimmarrja politike mbi çështjet e sigurisë duhet të jetë më e mençur, duhet të jetë më bashkëpunuese dhe të merr parasysh qëndrime të përbashkëta edhe të aleatëve ndërkombëtar sepse duke iu rikthyer edhe njëherë rezolutës 1244 atëherë vendimmarrja politike e pakonsultuar nënkupton rritje të fuqisë së rezolutës 1244 sikurse ka ndodhur me rritjen e trupave të KFOR-it dhe më keq rritjen e trupave të EULEX-it”, është shprehur Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat