Deputetja e PDK-së për Kurtin: Avanturier, me veprime të pamatura

Aktuale

Deputetja e PDK-së për Kurtin: Avanturier, me veprime të pamatura

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 19:42
Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së ka konsideruar se Kurti duhet të përgjigjet se për çfarë sovraniteti ka folur kur u ka thënë kryetarëve të veriut se duhet të qëndrojnë.

“Sot Albin Kurti do të duhej të përgjigjej se për çfarë sovraniteti ka folur kur u ka thënë kryetarëve të veriut se duhet të qëndrojnë. Kryetarët kanë mbetur peng i një kryeministri, që s’mund të bëjnë asnjë takim tjetër, përpos partisë në pushtet.” – shtoi Deliu-Kodra.

Sipas saj Kurti me veprime të pamatura avanturiere po e sfidon në mënyrën më të rëndë edhe policin edhe zyrtarin e shtetit të Kosovës.

“Kryeministi disa herë në Kuvend është deklaruar që pse Opozita nuk po e lejonë ta shtrijë sovranitetin, pse Opozita nuk po e mbështet Policinë e Kosovës në kohën kur policët edhe sot punojnë pa mbështetje për rrezikshmërinë e tyre në punë, në kohën kur ky kryeministër me veprime të pamatura avanturiere e sfidon në mënyrën më të rëndë edhe policin edhe zyrtarin e shtetit të Kosovës”, tha deputetja e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat