Deliu-Kodra: Duke e shtrirë sovranitetin, VV-ja e izoloi më shumë Kosovën

Aktuale

Deliu-Kodra: Duke e shtrirë sovranitetin, VV-ja e izoloi më shumë Kosovën

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 19:45
Berta Deliu – Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë, (PDK), Berta Deliu – Kodra, në emisionin Info10 ka folur për shtrirjen e sovranitetit gjatë qeverisjes së tanishme dhe trazirat e fundit në katër komunat e veriut.

Sipas saj, Qeveria e izoloi Kosovën në aspektin ndërkombëtarë duke menduar se përmes këtyre formave mund ta shtrijë edhe sovranitetin në atë pjesë të vendit.

“Unë sot kam një pyetje për Qeverinë e Kosovës, ku është sot shtrirja e sovranitetit në pjesën e veriut për të cilin përgjegjës do të mbahet kjo Qeveri, e cila nxiti tensione në pjesën e veriut, e cila e izoloi Kosovën në aspektin ndërkombëtar me idenë që po e shtrinë sovranitetin, e sot në emër të shtrirjes së sovranitetit kemi më pak policë në veri.” – tha Deliu – Kodra.

Deputetja shton se veprimet nga Qeveria e tanishme po eminojnë shtetësin e Kosovës në pjesën veriore, dhe këto veprime po e dëshmojnë edhe njëherë se VV-ja po bënë marrëveshje për ta cenuar edhe më shumë sovranitetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat