Ministria e Mbrojtjes ka treguar se FSK ka 1836 ushtarë më shumë për 2 vjet

Aktuale

Ministria e Mbrojtjes ka treguar se FSK ka 1836 ushtarë më shumë për 2 vjet

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka treguar se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), për dy vjet kanë 1 mijë e 836 ushtarë më shumë.

Kjo ministri ka publikuar një video ku tregon për rekrutimet në ushtri.

Në këtë video FSK-ja quhet ushtria e Adem Jasharit.

 

Po ashtu, ministria që udhëhiqet nga Armend Mehaj vazhdimisht krenohet se kanë rritur buxhetin për ushtri.

Së fundmi janë krenuar edhe me blerjen e dronëve “bayraktar” nga ana e Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat