Sveçla: Nga nesër do të ulim prezencën e policisë 25% rreth komunave veriore

Aktuale

Sveçla: Nga nesër do të ulim prezencën e policisë 25% rreth komunave veriore

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 20:30
Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme ka thënë se janë duke e respektuar Marrëveshjen e Bratislavës e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për veprimet e deskalimit të situatës në Veri.

E një nga ato veprime është edhe reduktimi i forcave policore rreth komunave veriore.

Për nesër Sveçla ka thënë se do të reduktohet numri 25 për qind brenda dhe për rreth ndërtesave komunale.

”Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratislavës. Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Ai ka thënë se Kosova është duke e respektuar marrëveshjen e Bratislavës.

”Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratislavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-përshkallëzimin”, ka thënë ai.

Për shkak të situatës në Veri, Bashkimi Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Për këtë opozita në Kosovë ka fajësuar Qeverinë e Albin Kurtin për siç thonë ata eksperimentet e Kurtit me Veriun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat