Deputetja e LDK-së: Çka qytetarët kanë blerë me 1 euro në 2021, sot as me 1.5 euro s’po mund ta blejnë

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Çka qytetarët kanë blerë me 1 euro në 2021, sot as me 1.5 euro s’po mund ta blejnë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 20:38
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka bërë krahasimin e inflacionit të vitit 2021 dhe vitit 2023.

Sipas saj çmimet e produkteve bazë në muajin qershorit të vitit 2023 janë më të larta për 17.29% në krahasim me çmimet e vitit 2022.

Deputetja shton se çka qytetarët kanë blerë me 1 euro para dy viteve sot as me 1.5 euro s’po mund ta blejnë.

Postimi i plotë:

INFLACIONI: qershor 2021 me qershor 2023, 17.29%

Sipas ASK, Agjencisë së Statistikave të Kosovës norma e inflacionit për muajin qershor 2023 paska qënë 2.8%, por nëse e lexojmë këtë raport në tërësi e shohim se produktet bazë kanë pasë një ngritje shumë me të madhe se 2.8%. Sipas ASK gjatë muajit qershor 2023 kjo ishte norma e inflacionit për kategori të produteve:

- perimet (22,5%);

- mallra shtëpiake jo të qëndrueshme (17,8%);

- energjia elektrike (15,0%); pemët (11,5%);

- qumështi, djathi dhe vezët (10,8%);

- shërbimet për transport (10,0%);

- buka dhe drithërat (9,2%); mishi (7,7%=);

- uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (7,5%);

- gjërat dhe pajisjet e tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (7,2%);

- kujdesi personal (6,0%);

- mobiliet dhe orenditë (5,7%);

- shërbimet hoteliere (5,0%); dhe kafja, çaji dhe kakao (4,0%)

Por një gjë duhet ta kemi të qartë edhe nëse e marrim vetëm normën e përgjithshme të inflacionit që është 2.8% (VI.2023), prapë ky 2.8% është ngritje mbi çmimet e ngritura të qershorit të vitit 2022, kur norma e inflacionit ishte 14.1%.

Çka d.m.th. se nëse çmimet e qershorit të vitit 2023 krahasohen me çmimet e qershorit të vitit 2021 ato janë 17.29% me të larta.

14.1% (VI.2022) + 2.8% (VI.2023)+ (14.1 x 2. = 17.29%

E di që askush s’ka nevojë për këto detaje sepse qytetarët i shohin çmimet në markete në baza ditore, POR vend për lavdata e propagandë në këtë fushë nuk ka, sepse çka kemi blerë me 1 euro para dy viteve sot as me 1.5 euro s’po mund ta blejmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat