A do të ketë së shpejti marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë? Flet Burim Ramadani

Aktuale

A do të ketë së shpejti marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë? Flet Burim Ramadani

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 20:47
Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka folur edhe për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, është pikërisht Serbia ajo që ka pas gjithmonë synim që të mos arrihet paqe mes të dyja vendeve.

“Unë jam i bindur që Serbia që nga fillimi ka pas gjithmonë synim që të pamundësohet, respektivisht të mos arrihet asnjë marrëveshje paqe, e hiq më hiq me njohje të ndërsjellë me Kosovën.

Synimi i saj ka qenë edhe më herët dhe mbetet i tillë që Kosova të fajësohet për çështje të caktuara të cilat po e pengojkan arritjen e marrëveshjes. Fatkeqësisht Kosova në kohën e fundit edhe duke u fajësuar respektivisht duke u përmbushur në një formë taktikat për të cilat qëllimet e Serbisë janë të njohura botërisht”, ka thënë Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat