Ramadani: Forca e Sigurisë s’ka mbështetje logjistike dhe financiare aq sa u nevojitet

Aktuale

Ramadani: Forca e Sigurisë s’ka mbështetje logjistike dhe financiare aq sa u nevojitet

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 20:51
Ushtria e Kosovës

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka folur edhe për tranfsormin e Froces së Sigurisë në ushtri duke thënë se tashmë ky transformim ndodhet në fazën e tretë.

Deklaron se FSK-ja ka arritur në nivel të lartë përgatitjen e saj që të përmbush kapacitetet e veta operacionale dhe si të tilla ato do të duhej që të pranoheshin nga NATO edhe si kapacitete të plota operacionale.

Mirëpo, si sfidë më të cilat po ballafaqohen është mbështetja logjistike dhe operacionale.

 “Sfidat me të cilat mund të ballafaqohet Forca e Sigurisë është kryesisht mbështetja logjistike edhe financiare për kapacitet të reja të cilat asnjëherë nuk janë të nevojshme si mbështetje logjistike dhe financiare, sfidë është rikthyer fatkeqësisht çështja e bashkëpunimit edhe bilateral edhe multilateral e cila ka qenë një prej sfidave edhe të mëhershme dhe kryesisht për shkak të katër shteteve që nuk e njohin Kosovën brenda NATO-s. Forca e Sigurisë është në rrugën e duhur, është duke forcuar kapacitetet e veta për ti përmbushur ato në formë profesionale, ndërkaq aspekti politik ka nevojë që të rris bashkëpunimin bilateral dhe multilateral”, ka thënë Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat