Lekaj pas vendimit të Gjykatës Komerciale në favor të Klanit: U dha mesazhi se në Kosovë sundon ligji

Aktuale

Lekaj pas vendimit të Gjykatës Komerciale në favor të Klanit: U dha mesazhi se në Kosovë sundon ligji

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 00:04
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Komerciale e cila me vendimin e sotëm i dha të drejtë Klan Kosovës, u dha mesazhi se në Kosovë sundon ligji.

Lekaj tha se pas vendimit të sotëm, në Kosovë ishte një ditë e mirë për sundimin e ligjit dhe se nuk mund të vjen deri te mbyllja e një mediumi për teke të individëve të caktuar.

“Me këtë mendoj se ka qenë mesazh edhe për qytetarët por edhe për ata që mendojnë ndryshe që ta ushtrojnë ndikimin e vet në çdo skutë dhe këtë e kemi parë tek Qeveria Kurti, ku kjo qeveri ka tendenca totalitare që mundohet ta shtrijë ndikimin e vet në çdo pore të Kosovës dhe të jenë ata që vetë flasin, vetë vendosin dhe vetë e bëjnë gjyqësinë, por sot ishte një ditë e mirë për Kosovën dhe sundimin e ligjit”, tha Lekaj në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ai foli edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i rrëzoi disa nene të Ligjit për Shërbyesit Civil, duke thënë se Qeveria Kurit do të mbahet mend për shkeljen e Kushtetutës dhe tendencës për qeverisje totalitare.

“Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë se ky kryeministër nuk mund të shkojë më tutje për sa i përket ligjeve, por duhet bazuar në lirinë dhe të drejtat e qytetarëve e në këtë rast edhe të zyrtarëve publik”.

“Është hera e pestë që kjo qeveri e shkel Kushtetutën e vendit dhe s’i ka mbetur tjetër përveç se të tërhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje, sepse për çdo muaj ta shkelësh Kushtetutën, është e pakuptimtë”, tha Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat