Sërish kolona e pritje në pikat kufitare, Merdarë e Dheu i Bardhë

Aktuale

Sërish kolona e pritje në pikat kufitare, Merdarë e Dheu i Bardhë

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 08:32
Ilustrim

Si në çdo vit tjetër, bashkatdhetarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugën drejt Kosovës për t’i kaluar pushimet.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pikat kufitare me Serbinë si Dheu i Bardhë dhe Merdarë, vijojnë të mbesin më të ngarkuarat edhe mëngjesin e së premtes së 4 gushtit.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet në hyrje janë deri në 90 minuta, ndërsa në dalje deri në 120 minuta, ndërkaq kolonat në dalje raportohet të jenë deri në 1000 metra.

Kurse në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet deri në 50 minuta, ndërkaq në dalje pritjet janë regjistruar deri në 90 minuta, ndërkaq në hyrje kolona e automjeteve është deri në 500 metra, ndërsa në dalje deri në 1000 metra.

Gjendja në kohë reale në pikat kufitare mund të përcillet në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat