Ish-ministri i Tregtisë: Rozeta Hajdari duhet të jap dorëheqje ose t’a shkarkojë Kurti

Aktuale

Ish-ministri i Tregtisë: Rozeta Hajdari duhet të jap dorëheqje ose t’a shkarkojë Kurti

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 09:42
Vesel Krasniqi

Disa audio-incizime janë publikuar në media të cilat shpërfaqin një skandal që pretendohet të ketë ndodhur në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Në këtë audio-incizime flitet për rezervat shtetërore, blerjen e paligjshme të vajit e grurit që nuk erdhi në Kosovë.

Për këto “skandale”, ka folur ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Ai thotë se në këto çështje ka ndërhyrje të drejtpërdrejtë të ministres Rozeta Hajdari.

“Ne konsiderojmë se ka ndërhyrje të drejtpërdrejtë të ministres Hajdari edhe në punët e pagesave e që është shkelje ligjore e që nuk ka të drejtë, interferime me çfarë xhirollogarie e ku ta di unë, po ashtu edhe tjetra që kemi dëgjuar këtë incizimin e fundit të një zyrtari certifikues i cili është zyrtar i fundit i cili jep tikun e fundit për t’u kryer një pagesë”, ka thënë ai.

Kurse, sa i përket audio-incizimeve për rezervat shtetërore, protagonist i tyre ishte Enver Hajrullahu, i cili mban pozitën e certifikuesit në MINT.

Sipas publikimeve që janë bërë, Hajrullahu ishte caku i presionit për të nënshkruar kontratën rreth grurit edhe pse disa tonë mungonin, mirëpo i njëjti kishte refuzuar ta bënte këtë.

E, menjëherë pas kësaj zyrtarë të pushtetit kanë reaguar duke thënë se i njëjti ka qenë asamblist i Nismës.

Këtë e ka pranuar edhe vet ish-ministri Krasniqi, por se ka thënë se me vendimin që ka marrë Zejnullahu, ky i fundit për të është hero.

“Është e vërtetë që Enver Hajrullahu zyrtari certifikues në të kaluarën ka qenë asamblist i Nismës, por e rëndësishme është që nuk ka pesh se cilit subjekt i takon Enver Hajrullahu. Po ka qenë në Nisma në kohën kur është zgjedh. Por, kjo nuk do të thotë se është bërë në baza partiake, për mua sot Enveri është një hero i cili i ka thënë një të keqes jo, dhe përveç kësaj edhe përgjimet e para që kanë qenë ne i kemi parë që ministrja drejtpërdrejtë ka ndërhy dhe ka shkel ligjin për rezerva shtetërore kur edhe e para duhet të hapen procedurat përmes prokurimit”.

Ai ka shpejguar edhe anën ligjore se si mbrohen rezervat shtetërore.

Ish-ministri Krasniqi tregon hapat në bazë të të cilëve thotë se ministrja Hajdari ka shkelur ligjin duke mos iu përmbajtur procedurave të parapara.

“Neni 9 për rezerva shtetërore aty  thekson është konfidenciale vendndodhja e rezervave do të thotë tjerat procedura duhet të hapen, të rregullohen, të zgjidhet operatori  ekonomik dhe këtu as procedurat e prokurimit nuk i kanë zbatu, e dyta ministrja pa raport të pranimit të mallit ka synuar me bë pagesë, dhe e treta ministrja pa ardhë malli hiq ka shku me xhirollogari tjetër nga ajo që e ka dorëzu në faturë ka dhënë një xhirollogari tjetër me ia qit mjetet pa u bë një pranim i mallit”, është shprehur ish-ministri Krasniqi.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka thënë se ministrja Rozeta Hajdari pas audio-incizimeve që janë publikuar e ka obligim moral të jap dorëheqje.

Në të kundërtën duhet të shkarkohet nga kryeministri, Albin Kurti.

“Nëse një zyrtar i imi do ta kishte kry diçka pa pranimin e mallit dhe do ta kishin bë pagesën unë vet kisha dhënë dorëheqje dhe është obligim moral më dhënë dorëheqje. Në të kundërtën kryeministri e ka obligim që ta shkarkoj këtë ministre të cilës skandalet nuk po i ndale. Çdo ditë ka skandale, nuk është vetëm një”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat