Ministrja Hajdari në gjykatë, denoncon mediumin që publikoi përgjimet

Aktuale

Ministrja Hajdari në gjykatë, denoncon mediumin që publikoi përgjimet

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 10:18
Rozeta Hajdari

Rozeta Hajdari e ka nisur në gjykatë ditën e fundit të kësaj jave.

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë është shfaqur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, bazuar në disa fotografi.

Ministrja Hajdari ka dorëzuar padi për shpifje kundër mediumit Nacionale, ka mësuar media nga burime brenda gjykatës.

Përgjimet e publikuara nga mediumi ngritin dyshime të forta për keqmenaxhimin e rezervave shtetërore.

Sipas përgjimeve, në të cilat janë të implikuar disa zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë, shteti nuk i ka pranuar ende të gjitha produktet, grurë dhe vaj, të blera për rezervat shtetërore ndonëse pagesat për kontraktorët janë kryer.

Në një reagim ndaj aferës së përgjimeve, Ministria e Tregtisë paralajmëroi të mërkurën padi.

Ministria ia quajti “të orkestruara” përgjimet e publikuara në media.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, reagon lidhur me shpifjet dhe fyerjet e publikuara në një nga portalet mediatike, përmes përgjimeve të orkestruara dhe të transmetuara gjatë ditëve të fundit”, tha MINT-i në një reagim për media.

Sipas MINT-it, audio-inicizimi i disa zyrtarëve të saj përbën “thashetheme tendencioze dhe të pavërteta”.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) sqaron opinionin publik se, thashethemet e përdorura në audio-incizimet e transmetuara janë tendencioze dhe të pavërteta, duke aluduar për keqpërdorim të Rezervës Shtetërore dhe duke i shërbyer një kauze politike me qëllim të dëmtimit të procesit më të ndjeshëm për mbrojtje dhe siguri shtetërore dhe më qëllim denigrimin e figurës së Ministres Rozeta Hajdari, uljen e reputacionit dhe imazhin publik të saj”, tha MINT-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat