Vetëm për këtë vepër penale u liruan Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu nga gjykata

Aktuale

Vetëm për këtë vepër penale u liruan Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu nga gjykata

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 11:49
Pamje nga gjykata

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiun e ka dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerje të veprës penale të vrasjes.

Krivaqa e Sejdiu akuzoheshin edhe dhunim dhe ndihmë në kryerje të dhunimit, por Gjykata i ka liruar nga akuza, “meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale”.

“I akuzuari Dardan Krivaqa lirohet nga aktakuza për veprën penale “Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale. I akuzuari Arbër Sejdiu lirohet nga aktakuza për veprën penale “Ndihmë në kryerje të veprës penale Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Sipas aktakuzës, më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, në rrugën “Ramadan “Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e Krivaqa ai dhe Sejdiu e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën ai ishte në bashkësi jashtëmartesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat