Hajdari takohet me kryetarin e Dragashit, diskutojnë për projektet në zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin

Aktuale

Hajdari takohet me kryetarin e Dragashit, diskutojnë për projektet në zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 14:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Këtë të shtune, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është takuar me kryetarin e komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Në këtë takim u diskutua për ishin projektet me prioritet në zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin.

“Në ambientet e komunës në Dragash, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, është takuar me kryetarin e kësaj komune, z. Bexhet Xheladini. Temë e diskutimit ishin projektet me prioritet në zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin, meqë komuna e Dragashit, karakterizohet nga zona të mrekullueshme që mund të jenë destinacion potencial për turistët”, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Temë diskutimi në takimin mes ministres Hajdari dhe kryetarit Xheladini ishte dhe mbështetja ndaj prodhuesve vendor.“Poashtu u diskutua edhe për mbështetjen ndaj prodhuesve vendor, me ç’rast ministrja Hajdari e njoftoi kryetarin Xheladini lidhur me Politikën Industriale 2030 dhe instrumentet mbështetëse për ndërmarrjet tona që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka hartuar dhe zbatuar gjatë dy viteve të fundit, pikërisht me qëllimin që industria e Kosovës të shndërrohet në një industri të zhvilluar dhe më të integruar globalisht”, njofton MINT.

Tutje në këtë njoftim thuhet se ministrja Hajdari dhe kryetari Xheladini, u pajtuan për takimin e radhës për diskutim në projektet e turizmit dhe të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat