Arrestohet në Prishtinë, Shkëlqim Kastrati i kërkuar nga Interpoli

Aktuale

Arrestohet në Prishtinë, Shkëlqim Kastrati i kërkuar nga Interpoli

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 16:24
Shkëlqim Kastrati

Shkëlqim Kastrati  i kërkuar nga Interpoli, është arrrestuar në Prishtinë të premten.

Kastrati ishte ndaluar nga nje patrullë policore në lagjen ‘Ulpiana’ të kryeqytetit.

Posa i kishte dhënë letërnjoftimin e tij zyrtarëve policorë, Kastrati në vrap ka tentuar të shmangë arrestimin e tij.

Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojë terrenin dhe pas pak minutash ka arrestuar të shumëkërkuarin.

Shkelqim Kastrati ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat