Ekspozitë për kontributin e familjes Lleshi

Aktuale

Ekspozitë për kontributin e familjes Lleshi

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 12:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Është hapur ekspozita "Kontributi atdhetar i familjes Lleshi” nga autorët Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci, në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Pjesë e hapjes së kësaj ekspozitë ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili vlerësoi kontributin e familjes Lleshi për çlirimin e Kosovës.

Ai tha se Pavarësia e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve.

Hapjen e kësaj ekspozite e mirëpritën familja Lleshi, ndërsa autorët thanë se kjo ishte më e pakta çka mund të bëhet për kontributin e familjes Lleshi për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat