Këshilltarja e Kurtit u ndalua mbi një orë nga policia serbe në kufi - vjen reagimi nga qeveria

Aktuale

Këshilltarja e Kurtit u ndalua mbi një orë nga policia serbe në kufi - vjen reagimi nga qeveria

Nga: A.M. Më: 7 gusht 2023 Në ora: 17:37
Ardita Sinani

Serbia të ndalojë diskriminimin me bazë etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Ndalimi i Këshilltares së Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani në vendkalimin kufitar Muçibabë nga policia kufitare e Serbisë është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes.

"Znj. Sinani është ndaluar dhe mbajtur për gati një orë sot në pikën kufitare pa i dhënë arsye për ndalesën e saj e që për qëllim ka frikësimin dhe maltretimin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare.

Kjo sjellje e Serbisë, e cila, përveçse nuk lejon edukimin e lartë në gjuhën shqipe dhe punësimin në institucione publike, përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, atë të lirisë së lëvizjes", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë, transmeton "Bota sot".

Kujtojmë që Komiteti i Helsinkut në raportin e tyre ka theksuar që Serbia po kryen spastrim etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug, shteti po bën të ashtuquajturin “pasivizimin e adresave të banimit që u përkasin shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë. Masa është në thelb një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat