Osmani: Falënderoj deputeten britanike, Alicia Kearns, për ekspozimin e agjendës destruktive të Serbisë

Aktuale

Osmani: Falënderoj deputeten britanike, Alicia Kearns, për ekspozimin e agjendës destruktive të Serbisë

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 19:02
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për deputeten britanike, Alicia Kearns, e cila bashkë me 10 kryetarë të komisioneve për Punë të Jashtme dhe 56 deputetë, i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen  ndaj Kosovës.

Përmes letres është bërë thirrje që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Osmani në llogarinë e saj në Twitter, e ka konsideruar të rëndësishme përpjekjet e Kearns për ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë.

“Faleminderit @aliciakearns për përpjekjet tuaja të palodhura në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë. Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës. Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë”, shkroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat