Incidenti në “Bon Vivant”, Fushtica: Përçon mesazh negativ, na alarmon që duhet të marrim masa

Aktuale

Incidenti në “Bon Vivant”, Fushtica: Përçon mesazh negativ, na alarmon që duhet të marrim masa

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 23:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, sonte në “Edicionin Special” ka folur në lidhje me vrasjet dhe plagosjet dhe atë se kush po e rrezikon kryeqytetin.

Fushtica foli edhe konkretisht për incidentin e së premtës në “Bon Vivant”, ku u vra një person dhe disa të tjerë u plagosën.

Ai u shpreh se një incident i tillë mesazh negativ dhe sipas tij është alarm që nduhet të merren masa.

“Çdo incident, edhe ky i së premtes së kaluar dhe çdo incident tjetër, realisht përqon një mesazh negativ dhe na alarmon që ne duhet të ndërmarrin masa”.

” Kryetari Rama me marrjen e kësaj informate kemi kërkuar menjëherë që të takohemi me drejtorin e policisë rajonale dhe të shtunën në mëngjes kemi pasur një takim urgjent, ku kemi diskutuar rreth këtij incidenti dhe ku realisht kemi kërkuar rritjen e masave të sigurisë, por edhe kemi ngritur realisht vigjilencën tonë”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat