Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e Tush Frrokut

Aktuale

Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e Tush Frrokut

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për gjetjen e Tush (Nue) Frroku, i dyshuar për vrasjen që ndodhi dje në Klinë.

Personi i kërkuar është i lindur më 25.06.1975, në fshatin Kosh, në Istog.

Vetura e tij është gjetur mbrëmë nga Policia e Kosovës në vendin e tij të lindjes.

Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

- E-mail adresa: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat