PDK për dorëheqjen e Mehajt: A është e vërtetë se ka pasur mospajtime deri në përplasje fizike

Aktuale

PDK për dorëheqjen e Mehajt: A është e vërtetë se ka pasur mospajtime deri në përplasje fizike

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 11:50
PDK

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gjatë një konference për medie, Çitaku ka thënë se ministri Mehaj ka nevojë të jap disa përgjigje për largimin tij nga kjo pozitë.

Sipas Çitakut, ministri tashmë i dorëhequr duhet të tregoj nëse ka pasur mospajtime deri në përplasje fizike para ofrimit të dorëheqjes.

“Kryeministri ka shumë ministra që janë nën hetime, që janë të përfshirë në afera të shumta që ai do të duhej t’i shkarkuar. Për ministrin Mehaj, ai ka nevojë të jap disa përgjigje. A janë të vërteta pretendimet se ka pasur mospajtime deri në përplasje fizike”, u shpreh ajo.

Paraprakisht ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj e konfirmoi dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, derisa në medie u raportua se një gjë e tillë është bërë për shkak “të mospajtimeve deri në përplasje fizike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat