Deliu pas dorëheqjes se Mehajt: “Truri” po ikë prej Kurtit, është dashur të shkarkohen këta zyrtarë

Aktuale

Deliu pas dorëheqjes se Mehajt: “Truri” po ikë prej Kurtit, është dashur të shkarkohen këta zyrtarë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:17
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Sipas saj largimi i ish—ministrit Rifat Latifi dhe tani i Mehajt “janë dëshmi se përbrenda kësaj Qeverie, jo vetëm qeverisja, por edhe mentaliteti është i kalbur”.

Deliu tha se para Mehajt është dashur të shkarkohen Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari-Lila e Martin Berishaj.

“Përndryshe, para Armendit, është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme.  P.S. Sa është fondi i sigurisë, Kryeministër?”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat