Kush është ministri i ri i Mbrojtjes, ky është profili i Ejup Maqedoncit

Aktuale

Kush është ministri i ri i Mbrojtjes, ky është profili i Ejup Maqedoncit

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:42
Ejup Maqedonci

Ejup Maqedonci është emëruar sot ministër i Mbrojtjes.

Maqedonci është emëruar ministër i Mbrojtjes, pasi nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje Armend Mehaj.

Po kush është ministri i ri i sapoemëruar?

Ejup Maqedonci studimet Master i ka kryer në Kolegjin e Luftës (U.S. Army War College) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe fitoi gradën shkencore Master në Studimet Strategjike (Master of Strategic Studies).

Ejup Maqedonci në të njëjtën kohë përfundoi me sukses superior edhe kualifikimin Joint Professional Military Education Phase II.

Maqedonci mban gradën nënkolonel në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërkaq para emërimit ishte shef i Shef i Departamentit për Operacione dhe Trajnim.

Ministri i Mbrojtjes kur ishte 19 vjeçar i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka shërbyer si Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit në UÇK.

Ndryshe, koloneli Ejup Maqedonci, një trajnim në vitin 2010 në Japoni e kishte përfunduar me lëndim të rëndë, ndërkaq kishte refuzuar 30 mijë dollarë për shërim, vetëm që të mos dëmtohet imazhi i ushtrisë së Kosovës.

“Gjatë atij trajnimi, fatkeqësisht unë u lëndova. Nga zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë u ftova që të diskutojë rreth ndërprerjes së trajnimit dhe kthimit në Kosovë, si dhe tërheqjes së shumës prej 30 mijë dollarëve që ka qenë në kontratë. Unë as që e kam menduar punën e 30 mijë dollarëshit. Kam pasur shqetësim se nuk do të mund të vazhdojë punën e trajnimit. Ditën e nesërme kam kërkuar nga japonezët që të vazhdojë trajnimin edhe me një këmbë”, kishte deklaruar kohë më parë Maqedonci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat